Stalini dhe Lenini urojnë Mbretëreshën “plakë”

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 14:51 | Lifestyle
Stalini dhe Lenini urojnë Mbretëreshën “plakë”

Moskovitët dërguan urime dhe mesazhe të përzemërta për mbretëreshën britanike, Elizabeth II, me rastin e Jubileut të Platintë. Duke folur pranë Kremlinit, disa të rinj vlerësuan mënyrën e veshjes së monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe dhe bujarinë e 96-vjeçares.

“Ajo duket shumë e lezetshme. Është një simbol. Disa njerëz e shohin atë si një hyjni. Por mendoj se ka ardhur koha që gjyshja e vjetër të pushojë, por ata ende duan ta shohin në publik të gjorën”, thotë Snezhana, banore e Moskës. “Mendoj se nëse mbretëresha ikën, do jetë fundi i Britanisë së Madhe. Do të jetë sikur korbi të lërë Kullën e Londrës, fundi i një perandorie”, thotë Yuri, banor i Moskës. “Shfaq imazhin e një gjysheje të mirë, të padëmshme. Veshjet e saj janë vërtetë të bukura. Gjithmonë ka pasur stil”, shprehet Kseniya, banore e Moskës.

Sozitë e Vladimir Leninit dhe Jozef Stalinit u futën plotësisht në rol, me veshje të plota historike dhe me karakter, përgëzuan Mbretëreshën për 70 vitet e saj në fron.

“Shoku Stalin e respekton atë për moshën, 96 vjeç! Jo të gjithë jetojnë aq gjatë. Sa për mbretërit dhe mbretëreshat, ju e dini qëndrimin e shokut Stalin për ta. Mbretërit dhe Mbretëreshat janë të dalë nga moda. Pra nuk është modern”, tha sozia e Stalinit.

“Pajtohem me shokun Stalin. Mbretëria është një mënyrë arkaike e të sunduarit. Nëse jeni 96 vjeç, mendoj se është koha për të menduar për shpirtin, jo trupin dhe shtetin. Kështu që i uroj asaj shëndet dhe gjithë të mirat”, tha sozia e Vladimir Leninit.

Mbretëresha Elizabeth II e ka vizituar Moskën një herë në 70 vite të sundimit të saj dhe kaloi 4 ditë në Moskë në vitin 1994. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos