Starton me vonesë Flamurtari-Luftëtari, shkak parullat mbështetëse për Hashim Thaçin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 17:36 | Futboll

Ngritja e akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është një nga tematikat më të ndjeshme të ditëve të fundit dhe kjo gjë u reflektua edhe në ndeshjen e futbollit mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.

Edhe pse ndeshjet zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit, tifozët vlonjatë kishin dedikuar dy parulla për liderin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Parullat politike nuk lejohen në aktivitetet sportive dhe për këtë arsye delegati i kësaj ndeshje shtyu startimin deri në largimin e tyre. Për këtë arsye ndeshja nisi me 16 minuta vonesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos