I eliminoi nga Champions-i, Interi drejt mbylljes së marrëveshjes për Achraf Hakimi

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 18:14 | Futboll
I eliminoi nga Champions-i, Interi drejt mbylljes së marrëveshjes

Interi është pranë një goditje të madhe në merkato. Sipas “Sky Sport Italia”, operacioni për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Dortmundit Achraf Hakimi është drejt mbylljes.

Lojtari ka shkëlqyer këtë sezon, jo vetëm në Bundesligën gjermane, por edhe në Champions League dhe pikërisht ndaj Interit në ndeshjen e grupeve, ku arriti të realizojë 2 gola, në fitoren 3-2 të gjermanëve. Sipas medias italiane, marrëveshja është arritur për 40 milionë euro.

Marokeni, i cili ka qenë i huazuar nga Reali i Madridit, edhe pse mbrojtës, ka arritur të shënojë 12 gola me bluzën e Dortmundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos