
Luis Enrique është gati të rikthehet në drejtimin e kombëtares spanjolle. Madje, konfirmimi për uljen sërish në stolin e “La Furia Roha” duket çështje orësh.
Tekniku aktual, Roberto Moreno, i cili udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në finalet e Europianit, u largua mes lotësh dhe pa thënë asnjë fjalë nga stadiumit “Metropolitano”, ndërsa Spanja mundi 5 me 0 Rumaninë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve.
Luis Enrique ishte numri një i stolit të Spanjës, por u largua në muajin qershor pas sëmundjes së të bijës e cila për fat të keq, pak muaj më vonë humbi jetën. Tashmë spanjolli duket gati për të marrë sërish detyrën, ndërkohë që do të bëhet ndryshimi i pestë në diçka më shumë se një vit në pankinën e iberikëve. (A2 Televizion)