Strategji dhe spektakël, Verstappen fiton duelin me Hamilton

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 23:09 | Sporte të tjera

Verstappen fiton për herë të parë në karrierë në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara dhe largon me 12 pikë kampionin e botës Lewis Hamilton, duke shtuar shpresat e tij për të thyer dominimin e britanikut në Formula 1.


Në një garë ku gomat patën një rol të rëndësishëm, gjithçka u vendos në ndërrimin e tyre midis xhirove 31 dhe 37, ku holandezi pati strategjinë më të mirë, duke i rezistuar deri në fund sulmeve të Hamilton.


Në vendin e tretë në podium dita e mirë e Red Bull u vulos nga shoku i ekipit Sergio Peres, ndërkohë që Ferrari e Leclerc mban vendin e katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos