Strategjia energjetike e Kosovës, Kurti: Bashkëpunimi në rajon, fillimisht me Shqipërinë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 17:08 | Kosova
Strategjia energjetike e Kosovës, Kurti: Bashkëpunimi në rajon,

Qeveria e Kosovës prezantoi grupin punues për Strategji Energjetike për vitet 2022-2031. Kryeministri Albin Kurti, tha se sektori i energjisë është prioritet për ekzekutivin e tij dhe njoftoi se në këtë fushë do të bashkëpunojë edhe me vendet e tjera të rajonit, por fillimisht me Shqipërinë.

 “Ne duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amvisëritë ashtu edhe për bizneset, në mënyrë që të kemi një jetë normale për qytetarët si konsumator si dhe zhvillim ekonomik, industrial e punësim në vend. Strategjia e Energjisë 2022-2031, është strategjia e parë e energjisë në Kosovë, e cila përpos që do të bazohet në të dhëna dhe do përpilohet nga ana e ekspertëve, është duke u hartuar përmes proceseve demokratike e transparente”, deklaroi kryeministri kosovar.

Sipas tij, “për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme e zhvillimit të një strategjie kombëtare të energjisë dhe identifikimin e planeve të veprimit në mënyrë që sektori jonë i energjisë të niset për një tranzicion të drejt energjetik, do të ruaj sigurinë e furnizimit, do të promovoj energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos