All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Studentët “ngujohen” brenda fakultetit, dekani i Drejtësisë, mbledhje urgjente

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 11:16 | Aktualitet
Studentët “ngujohen” brenda fakultetit, dekani i
All - Paragraf - 1

Protesta e studentëve është përshkallëzuar dhe lëvizja e tyre tashmë po zhvillohet në ambientet e brendshme të fakulteteve.

Në fakultetin e Drejtësisë, studentët janë ngujuar në klasa. Ata janë shprehur se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë bllokuar dyert duke vendosur bankat e karrige.

https://a2news.com/2019/01/10/pergjysmo-tarifat-studentet-ngujohen-te-fakulteti-i-drejtesise/
All - Paragraf - 3

A2 mëson se dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, është në një mbledhje urgjente se çfarë do të bëhet me situatën e krijuar.

https://www.youtube.com/watch?v=uhz7wZXmyFQ&feature=youtu.be

Në të njëjtin vendim kanë dalë edhe studentët te Fakulteti i Ekonomikut.

Studentët janë përplasur edhe me rojën private, i cili pretendon se dyert janë të hapura, por në anën tjetër studentët pohojnë të kundërtën dhe futen nga dritarja në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë.

https://youtu.be/q7hBx1OPPtw
All - Paragraf - 6

Për këtë situatë ka reaguar edhe Kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter. Kryeministri Rama shkruan se prindërit dhe studentët ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit.

“Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”, shkruan Rama në Twitter”.

Më tej, Rama shkruan se ditën e nesërme është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë

All - Paragraf - 9

“Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave. ‘QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara’”, mbyllet postimi i Ramës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos