
Analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në “Dita Jonë” në A2 komentoi ecurinë e reformës në drejtësi. Ai foli edhe për gjetjet e një analize të bërë nga Instituti i Studimeve Politike.
Krasniqi u shpreh ndër të tjera se një nga gjetjet është se “të gjitha proceset që kanë ndodhur në reformën në drejtësi janë jashtëzakonisht të vonuara, gati me 2 vjet dhe kjo tregon se reforma ka qenë e imponuar nga jashtë dhe se në vend nuk ka një vullnet për ta bërë atë”. (A2 Televizion)