
Ozzy Osbourne është konsideruar një "mutant gjenetik" pas përfundimit të një studimi të ADN-së së yllit të rock. Profesori i gjenetikës, Bill Sullivan e përcaktoi atë në kompaninë e kërkimeve Knome, me seli në Massachusetts, SHBA, teksa kryente kërkime për librin e tij të ri "Pleased To Meet Me: Genes, Germs And The Curious Forces That Make Us Who We Are".
Studimi u krye duke analizuar gjakun e “Princit të errësirës” ç’ka zbuloi se Ozzy ka një mutacion gjenetik që e predispozonte ndaj abuzimit me drogën dhe alkoolin, por që njëherësh i mundësonte atij të konsumonte dhe përballonte sasi më të mëdha alkooli sesa njeriu i zakonshëm. Kjo shpjegon faktin që pas shumë vitesh abuzim, Ozzy Osbourne mbijetoi ashtu si rrallëkush do të kishte mundur. Libri i profesor Sullivan do të botohet në shtator nga National Geographic.
Publikimi gjithashtu shpall se ADN-ja jonë i jep formë gjithçkaje, që nga gjërat që pëlqejmë apo urrejmë, preferencat politike deri tek njerëzit që na tërheqin. Libri i profesorit Sullivan thotë se përvojat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë lënë gjurmë në ADN-në tonë. (A2 Televizion)