“Ky trajner s’ka lidhje me Partizanin!”, shpërthen Çelmeta: Bruti nuk di të bëjë as formacionin

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 22:32 | Futboll

Trajneri Roland Çelmeta ka kritikuar ashpër drejtimin e Partizanit pas humbjes 1-0 në derbin ndaj Tiranës. I ftuar në emisionin “Mega Sport”, me moderator Altin Sulcen, Çelmeta u ndal te paraqitja e të kuqve, zgjedhjet e trajnerit dhe mënyra se si u menaxhua ndeshja.

Sipas tij, Tirana ishte më e qartë në lojë dhe e meritoi fitoren, ndërsa Partizani nuk arriti të shfrytëzonte momentet e tij më të mira gjatë takimit.

Çelmeta u shpreh se Partizani nuk mund të shërbejë si skuadër eksperimentesh për trajnerin, duke kritikuar edhe mënyrën e kryerjes së zëvendësimeve. Ai theksoi se klubi ka lojtarë dhe burime të mjaftueshme për të ndërtuar një ekip konkurrues.

 “Partizani nuk është skuadër ku mund të eksperimentosh në ndeshjen e parë, të dytë apo të tretë. Me të drejtë thuhet se ka pësuar 13 gola. Trajneri nuk po vendos diferencën.

Tirana ishte më e qartë dhe më e mirë. Fitorja nuk diskutohet, sepse Tirana e fitoi ndeshjen edhe me mbështetjen e tifozërisë së saj.

Partizani pati një moment kur barazoi lojën, mori disa minuta dhe krijoi rrezik. Pati edhe një rast ideal për të shënuar golin e dytë, por më pas ekipi u tërhoq.

Nëse nuk di të bësh zëvendësimet dhe të menaxhosh ndeshjen, atëherë duhet të largohesh. Partizani ka elementë dhe një akademi të fortë. Profesor Kërnaja mori lojtarë të rinj dhe e çoi Partizanin deri në vendin e katërt.”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos