
Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa i dyshuari për vrasjen është ende në arrati.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se policia është njoftuar për të shtënat rreth orës 19:30.
Sipas policisë, viktima është një 29-vjeçar, i lindur në vitin 1997. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
Nga hetimet e para, dyshohet se autori është një shtetas kosovar, i njohur për policinë, i cili është larguar pas ngjarjes.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. (A2 Televizion)