Studimi i rëndësishëm, zbulohet arsyeja e pasojave të rënda të COVID-19

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 21:52 | Bota
Studimi i rëndësishëm, zbulohet arsyeja e pasojave të

Një studim i rëndësishëm që vjen nga bioteknologjia mund të ndihmojë për të kuptuar shkakun e pasojave të rënda të personave të infektuar me SARS-coV-2, dhe pse disa të tjerë e kalojnë pa simptoma o si një grip të zakonshëm.

Sipas kërkuesve të CEINGE- Institutit të Bioteknologjisë të Avancuar në Napoli, arsyeja duhet gjetur te gjenet.

Sipas studimit të botuar në revistën iScience (Cell Press), një kromozom i caktuar, ai 21, ka një rol vendimtar në 5 variante gjenetike që ndryshojnë funksionet e gjeneve TMPRSS2 dhe MX1, duke lënë të pambrojtur personat nga  efektet e rënda të COVID-19, që çojnë deri në vdekje.  

Studimi mori parasysh 7 mijë pacientë të infektuar dhe 1 milion persona në gjendje të mirë shëndetësore, kryesisht nga Europa por edhe nga Afrika dhe Azia, dhe mbështet dyshimet që prej muajsh kanë virologët në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos