Sula zbulon për çfarë foli me Ramën gjatë diskutimit të ndezur në Kuvend

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 13:48 | Aktualitet

Menjëherë pasi kryeministri Rama mbaroi fjalën e tij në Kuvend ku mbrojti projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u ngrit dhe u afrua në vendin ku u ul kreu i PS. Të dy nisën të debatonin, fillimisht me tone të larta, çka solli afrimin e gardistëve për të shmangur ndonjë incident. Por pasi Rama i bëri shenjë që të largoheshin, të dy vijuan diskutimin dhe në fund u ndanë me një shtrëngim duarsh. I pyetur nga A2 CNN, Sula tha se i kishte dorëzuar kryeministrit disa dokumente për Portin e Durrësit, që sipas tij ishin me interes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos