Sulm me thikë në Nju Jork, plagoset shkrimtari i njohur

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 18:31 | Aktualitet

Bota e letërsisë është shokuar sot nga sulmi në afërsi të Nju Jorkut të shkrimtarit anglo-amerikan me origjinë indiane Salman Rushdie, gjatë një konference.

Sipas burimeve, një person ende i paidentifikuar arriti t’i afrohej skenës ku ndodhej novelisti i njohur dhe e sulmoi atë me grushte dhe një mjet prerës.

Shkrimtari Salman Rushdie

Autoritete policore ende nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të shkrimtarit, që gjithsesi ka mbetur sigurisht i plagosur në përleshjen.

https://twitter.com/CitizenFreePres/status/1558112521759834113
Pamje pak pas ngjarjes

I lindur në Bombej nga një familje e ngritur myslimane, 75-vjeçari është i njohur për shumë romane dhe novela, por kanë qenë vepra “Vargjet satanike” të botuara në 1988 që i kanë dhuruar famën botërore duke e shndërruar në një objektiv të ekstremistëve islamikë për qasjen e tij kritike ndaj asaj feje.

Në 1989, ajatollahu Khomeini në Iran dekretoi një fatwa, pra një urdhër me të cilin premtonte 3 milionë dollarë për personin që do ta vriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos