
Qeveria austriake shpalli tri ditë zie kombëtare pas sulmeve të ndodhura, të hënën, në mbrëmje, në Vjenë.
Përveç kësaj, një minutë heshtje pritet të mbahet në kujtim të viktimave në selinë e institucioneve dhe në shkolla.
Sulmi i cilësuar si terrorist la 4 të vdekur, dhe të paktën 17 persona të plagosur.
Viktimat janë dy burra dhe dy gra, ndërsa mes të plagosurve, gjashtë pacientë thuhet të jenë në gjendje kritike.
Një prej agresorëve u vra nga policia, ndërsa një tjetër u arrestua. (A2 Televizion)