Sulmi në Vjenë, Merkel: Terrorizmi islamik është armiku ynë i përbashkët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 11:47 | Bota
Sulmi në Vjenë, Merkel: Terrorizmi islamik është armiku

"Gjermanët qëndrojnë pranë miqve të tyre austriakë me pjesëmarrje dhe solidaritet", shkroi Angela Merkel në Twitter, teksa dënonte sulmet në Vjenë.

"Terrorizmi islamik është armiku ynë i përbashkët. Lufta kundër këtyre krimeve dhe këtyre sulmeve është lufta jonë e përbashkët," shtoi kancelarja.

Merkel po ashtu shprehu ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave dhe uroi shërim të plotë për të plagosurit.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e ka përshkruar ngjarjen si një sulm terrorist.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, u shpreh se sulmuesi i vrarë ishte mbështetës i Shtetit Islamik.


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos