Sulmohen me thikë dy policë në qendër të Londrës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 10:17 | Bota

Dy oficerë policie janë sulmuar, mëngjesin e sotëm, në qendër të Londrës, njëri dyshohet në gjendje të rëndë.

Të dy u sulmuan nga një person me thikë në Haymarket, në lagjen St. James të qytetit të Westminster.

Një person u arrestua me dyshimin se "sulmoi një ndihmësmjek" në sheshin Leicester, tha Policia Metropolitane në një deklaratë.

Policët po trajtohen në spital, pasi u goditën me thikë nga një burrë me thikë, pranë Leicester Square, në qendër të Londrës.

I arrestuari është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor, ndërkohë që ngjarja nuk është konsideruar se ka lidhje me sulm terrorist.

Scotland Yard ka përjashtuar se ky është një veprim terrorist, ndërsa kryetari i Bashkisë Sadiq Khan, tha se ky sulm ndaj policëve në detyrë është absolutisht i frikshëm.

“Oficerët e guximshëm po bënin detyrën e tyre dhe po vëzhgonin publikun, në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për ta, të dashurit e tyre dhe kolegët e policisë pas këtij sulmi të turpshëm.”

Sulmi ndodhi pasi policia ka rritur sigurinë përpara funeralit të Mbretëreshës të hënën. Deri në 20,000 oficerë pritet të jenë në rrugët e Londrës qendrore gjatë funeralit të Madhërisë së Saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos