Sulmohet me armë një autobus në Kosovë, 3 viktima, 2 prej tyre nxënës shkolle

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 20:22 | Kosova
Sulmohet me armë një autobus në Kosovë, 3 viktima, 2 prej

Mediat në Kosovë raportojnë se një autobus me nxënës shkolle është sulmuar me armë zjarri nga persona të maskuar në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Si pasojë e të shtënave me armë, deri në këto momente raportohet për 3 vdekur dhe 1 person i lënduar.Viktimat janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë apo arsyet e sulmit. Mediat raportojnë se në autobus ka pasur nxënës të një shkolle.

Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që është krijuar një kordon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos