I ishte bashkuar ISIS në Siri, prokuroria speciale në Kosovë ngre akuza ndaj një personi

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 17:00 | Kosova
I ishte bashkuar ISIS në Siri, prokuroria speciale në Kosovë ngre

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur akuza ndaj një personi nga Prishtina për pjesëmarrje në një grup terrorist.

I akuzuari me inicialet S.Q. dyshohet se kishte që pjesë e Shtetit Islamik dhe ka luftuar përkrah luftëtarëve të saj në disa qytete të Sirisë.

“I pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, shkruhet në akuzën e prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos