
Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Transnistri, rajoni separatist prorus që ndodhen në Moldavi, shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në godinën e Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që një numër i madh ambulancash kanë shkuar në vendngjarje.
Qeveria e rajonit të vetëshpallur të pavarur pranon sulmin në Ministrinë e Brendshme, pa dhënë detaje se nga kush u organizua ai.
Mësohet se në drejtim të godinës qeveritare janë hedhur disa granata.
Para disa javësh, Forcat e Armatosura të Ukrainës parashikuan se ushtria ruse do të kryejë provokime edhe në Moldavi. Sipas saj, rusët mund të kryejnë “veprimeve provokuese” në rajonin e Transnistrias, ku separatistët kërkojnë pavarësi nga Moldavia, në mënyrë që të akuzojnë Ukrainën se po kryen agresion ndaj një shteti fqinj. (A2 Televizion)