Mesfushori i njohur belg pozitiv ndaj COVID-19 në...Kinë

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 16:14 | Futboll

Ndërkohë që në Kinë rastet e koronavirusit janë ulur pothuajse në zero, një nga pak të infektuarit e rinj është një emër shumë i njohur i futbollit botëror.

Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese Marouane Fellaini, i cili ka rezultuar pozitiv më 20 mars. Belgu që ka luajtur më së shumti me fanellën e Everton dhe Manchester United, nga viti i kaluar luan në kampionatin kinez me Shandong Luneng. Ai është lojtari i parë i kampionatit kinez i infektuar zyrtarisht me COVID-19.

Marouane Fellaini me Shandong Luneng

Për shumë kohë titullar i Belgjikës, mesfushori ka luajtur edhe në Botërorin e 2018-s.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos