
Michael Schumacher ka mbërritur sot në Paris, i transportuar me një ambulancë speciale dhe nga një staf i specializuar mjekësh.
Arsyeja specifike ende nuk dihet, por e sigurte është që legjenda e Formula 1 ndodhet në repartin e kardiologjisë të spitalit prestigjioz George Pompidou në kryeqytetin francez.
Sipas burimeve, të cituara nga gazeta Le Parisien, gjermani 50-vjeçar po i nënshtrohet një kurimi ende të papërcaktuar dhe i cilësuar si “sekret”.
Schumacher, fitues i 7 kampionateve me Benetton dhe Ferrari, ndodhet nga dhjetori vitit 2013 në shtrat për shkak të një aksidenti në një pistë për ski, pikërisht në Francë. (A2 Televizion)