Takimi Pompeo takon Thaçin: Të hiqen tarifat ndaj Serbisë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 13:56 | Kosova
Takimi Pompeo takon Thaçin: Të hiqen tarifat ndaj Serbisë

Sekretari amerikani Shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe.

Sipas njoftimit të një zëdhënëse të Departamentit të Shtetit, gjatë takimit të zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi të mërkurën, Pompeo kërkoi që të shfrytëzohet momenti, pas nënshkrimit të marrëveshjeve që synojnë rivendosjen e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari amerikan i shtetit pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregtare. Sipas tij ky eshte një hap jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve.

Pompeo rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos