Pagat nga 40 mijë deri në 60 mijë lekë të reja në muaj bruto, do të përfitojnë një zbritje të lehtë në taksa, duke nisur nga 1 Qershori. Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, përcakton se tatimi zerohet për pagat deri në 50 mijë lekë dhe paguhen vetëm kontributet. 58 mijë është numri i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj, sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të cilëve u bëhet zero tatimi mbi pagën. Si do të përllogariten të ardhurat tona, duke filluar nga 1 qershori? Këtë e shpjegoi producenti Angelo Haruni në “Dita Jonë”. (A2 Televizion)
Tatimet mbi pagat, si ndryshon skema nga 1 qershori?
