Taxhikistani injoron pandeminë, nis sezonin e ri

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 16:50 | Futboll
Taxhikistani injoron pandeminë, nis sezonin e ri

Pavarësisht emergjencës globale të koronavirusit, në Taxhikistan nuk kanë ndërmend të ndalen. Edhe pse thuajse në çdo shtet të globit aktivitetet janë pezulluar, në shtetin e Azisë Qendrore ka nisur sezoni i ri futbollistik, me finalen e Superkupës ndërmjet Istiklol dhe Huxhand.

Ndeshja u luajt me dyer të mbyllura, ndërsa qeveria ende nuk ka konfirmuar raste të prekura nga Covid-19.

Gjithësesi, nga frika e pandemisë, Taxhikistani ka mbyllur kufijtë dhe ka pezulluar lejet e punës për 42 futbollistë të huaj.

Kjo situate e pazakontë vjen pas debateve për Bjellorusinë, që ende nuk i ka pezulluar aktivitetet sportive. Përpos futbollit, ku në elitë aktivizohen edhe dy shqiptarët Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku, edhe kampionati bjellorus i hokejit në akull vijon normalisht, pavarësisht 440 rasteve të konfirmuara me koronavirus. Polemikat u shtuan nga deklarata e presidentit Lukashenko, që fundjavën e kaluar, pasi ndoqi një ndeshje hokeji mes tifozëve, deklaroi: “Më mirë të vdesim në këmbë se të jetojmë në gjunjë!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos