Të bllokuar në Siri, qeveria britanike plan për rikthimin e fëmijëve të xhihadistëve

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 12:56 | Bota
Të bllokuar në Siri, qeveria britanike plan për rikthimin e

Qeveria britanike është duke planifikuar të nisë një operacion për të rikthyer nga Siria fëmijët e xhihadistëve britanikë që iu bashkuan ISIS dhe tashmë kanë mbetur të bllokuar në kampe.

Ministrja e Jashtme bën me dije se do të riatdhesojë fëmijët jetimë dhe të braktisur dhe do të punojë me ta për të mos lejuar që ata të ndjekin hapat e prindërve. Sipas të dhënave mendohet se janë mbi 60 fëmijë britanike që mbahen nga forcat e mbështetura nga Perëndimi në verilindje të Sirisë.

Mediat britanike bëjnë me dije se këta fëmijë tashmë do të jenë nën përgjegjësinë e shtetit për të reduktuar rreziqet që ata t’i bashkohen islamit ekstrem dhe të kthehen në një rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.

Operacioni për rikthimin e fëmijëve do të zgjasë disa muaj dhe ai mbështetet plotësisht nga kryeministri Boris Johnson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos