All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 09:01 | Lifestyle
Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas
All - Paragraf - 1

Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit, sjell me vete ndryshimin e orës. Në natën e së shtunës, 24 tetor, duke u gdhirë dita e diel, në orën 03:00, duhet të kthejmë mbrapsht akrepat për 60 minuta për t’i vendosur në orën 02:00.

Në këtë mënyrë rikuperojmë orën që “humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit. Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

All - Paragraf - 3

Kjo mund të konsiderohet dhe era e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos