
Në epokën e “high definition” dhe televizorëve me cilësi figure 4K, të gjithë vrapojnë pas televizorëve më të mirë për të ndjekur emisionet dhe filmat e tyre të preferuar. Por në Britaninë e Madhe, më shumë se 7000 familje përdorin ende televizorë bardhë e zi.
Transmetimet me ngjyra kanë nisur më shumë se 50 vjet më parë në ishull, konkretisht përmes BBC 2 në korrik 1967, me turneun mitik të Wimbledon dhe tri javë para Gjermanisë Perëndimore.
Por për një numër të konsiderueshëm personash ora ka mbetur në vend. Në mënyrë të habitshme, 1768 familje që përdorin ende televizorë bardhë e zi janë në Londër, ndërsa ndjekin krahina të tjera, si Midlands dhe Manchester.

Megjithatë, shifra e familjeve të “ngrira në kohë” ka pësuar rënie të dukshme me kalimin e viteve. Në vitet 2000, shifra e atyre që ndiqnin TV bardhë e zi ishte 212 000, shifër më shumë se e përgjysmuar vetëm tre vjet më vonë, ku ra në 93 000. Ndërsa në vitin 2015, numri i familjeve me televizorë bardhë e zi ra nën 10 000.
Që prej viteve ’90 nuk gjen më në shitje televizorë bardhë e zi, por asokohe çmimi i tyre në Britani ishte vetëm 50 paund, e duket se ka ende njerëz që nuk duan të shkëputen prej tyre e të “zhyten” në botën e IPTV. (A2 Televizion)