Tenderi i uniformave të Policisë, Gjykata nuk i kthen telefonin ish-drejtoreshës së Blerjeve

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 10:29 | Kronikë
Tenderi i uniformave të Policisë, Gjykata nuk i kthen telefonin

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Edlira Naqellarit për t’i kthyer telefonin e sekuestruar pas arrestimit.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme qëndron në paraburgim pas dyshimeve për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” në procedurën tenderuese për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit.

Kthimi i telefonit u kundërshtua nga SPAK me argumentin se nevojitet analizimi i plotë i tij për të zbardhur komunikimet e Naqellarit, që mund t’i vijnë në ndihmë hetimit të nisur ndaj saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos