
Mes tensionit dhe protestës që vazhdon ende pranë Parlamentit, pa pasur një orar se kur do të mbyllet, mësohet se policia ka shoqëruar 13 persona deri tani.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar pranë hyrjes së Parlamentit, ndërsa herë pas here tentojnë të afrohen me godinën, ndërsa reagimi i policisë është me gaz lotsjellës.
Në anën tjetër, ka edhe disa persona të lënduar. Ministri Lleshaj, me anë të Twitterit njoftoi se 5 efektivë policie ndodhen në Spitalin e Traumës, ndërsa PD thotë se janë 15 qytetarët e plagosur në këtë protestë. (A2 Televizion)