Tensione në Kuvendin e Kosovës, veteranët e UÇK-së përplasen me policinë, snajperët mbi tarraca

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 10:21 | Kosova

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke mbajtur këtë të enjte protestën e dytë, pasi nuk përfitojnë nga rritja e pagës minimale.

Protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe janë futur brenda ambienteve të Kuvendit. Ndërkohë, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës.

Policia e Kosovës mobilizohet edhe me njësinë e snajperëve të cilët gjatë gjithë kohës do të vëzhgojnë protestën e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos