Kriza në Ukrainë, presidenti Biden mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 08:45 | Bota
Kriza në Ukrainë, presidenti Biden mbledh sot Këshillin e

Presidenti Joe Biden do të thërrasë sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për krizën në Ukrainë.

Kjo u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, duke raportuar se presidenti dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare, nga i cili ai përditësohet rregullisht, përsërisin se "Rusia mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës në çdo kohë".

 “Këtë pasdite presidenti mori një përditësim mbi takimet e Zëvendës presidentes Kamala Harris në Konferencën e Sigurisë së Mynihut me Presidentin ukrainas Zelensky, presidenten e Komisionit Evropian Von der Leyen, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, krerët e shteteve baltike, kancelarin gjerman, kryeministrin grek Mitsotakis dhe liderët e vendeve të tjera aleate dhe partnere” tha sekretarja e shtypit Jen Psaki në deklaratën me shkrim.

Sipas saj presidenti Biden vazhdon të monitorojë situatën në zhvillim në Ukrainë dhe po përditësohet rregullisht për ngjarjet në terren nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos