Berisha: Socialistët më kriminelë se ata që çajnë kafkat e të rinjve. Peleshi i ndërpret fjalën: Bëtë thirrje për dhunë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 10:26 | Politikë

Punimet e Parlamentit u ndërprenë pa filluar ende mirë këtë të enjte, pasi kryetari Niko Peleshi pezulloi seancën për të mundësuar lirimin e foltores nga deputetët demokratë.

Shkak për këtë, sipas Peleshit u bë thirrja për dhunë nga ana e kryetarit të PD, Sali Berisha. “Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka. Mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu janë më kriminelë se ata që çajnë kafka dhe thyejnë kocka. E miërtojnë këta t’u çahet kafta dhe t’u thyen kockat”, tha Berisha pasi mori fjalën për procedurë.

Në këtë moment Peleshi i ndërpreu fjalën. “Keni bërë thirrje për dhunë, është e papranueshme. Uluni në vend dhe nuk keni të drejtë fjale për të gjithë ditën e sotme”, tha ai.

Në seancë mungonin 20 deputetë demokratë, të përjashtuar pas skenave kaotike të një jave, më parë. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit përjashtoi me 60 ditë deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu u përjashtuan për 10 ditë për deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos