Tërmet 7.6 Rihter në Papua Guinea e Re

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 08:16 | Bota
Tërmet 7.6 Rihter në Papua Guinea e Re

Një tërmet i fuqishëm tronditi zonën e Papau Guinea e Re duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik te banorët.

Lëkundja me magnitudë 7.6 Rihter u regjistrua pranë rajonit të Madang dhe për shkak të saj shumë banorë që jetonin pranë zonave detare u larguan nga frika e ndonjë tsunami.

Lëkundja fillestare u pasua nga dhjetëra tërmete më të vegjël, ndërkohë që alarmi për tsunami u fashit pas disa orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos