Tërmeti shkund Zagrebin, dëme në qendër, nuk shpëton as katedralja

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 09:22 | Fotolajme

Pamje të frikshme vijnë nga Zagrebi, ku pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm me magnitudë 5.3 kanë qenë më të rënda.

Pamjet tregojnë qendrën e kryeqytetit kroat të dëmtuar seriozisht, me shumë automjete të shkatërruar nga shembjet në pallatet historike të qytetit.

Edhe një nga simbolet arkitektonike të qytetit, katedralja, nuk i ka shpëtuar dëmtimeve me majën e kupolës që është shembur pjesërisht.

https://a2news.com/2020/03/22/termeti-i-magnitudes-5-3-godet-sllovenine-dhe-kroacine/

Një adoleshent 15-vjeçar raportohet se ka humbur jetën, ndërkohë që lë kundjet , që u dëgjuan deri në Itali, kanë shkaktuar panik në popullatën që po përballet edhe me përhapjen e koronavirusit, me 78 raste të konfirmuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos