Las Vegas njihet si një nga kryeqytetet e argëtimit botëror, një “park lojërash” plot me kazino, lokale, restorante dhe mundësi të tjera që mbledhin çdo vit dhjetëra miliona turistë.
Megjithatë nga mesnata e të martës, edhe ky vend plot hare duket i shkretë, si shkretëtira e Nevadës që e rrethon fizikisht.
Vendimi i guvernatorit Steve Sisolak për të mbyllur çdo aktivitet jo të nevojshëm ka zbrazur qytetin, dhe pamjet që përcillen e shndërrojnë atë në setin e një filmi horror.
Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas sot Las Vegas para koronavirusit Las Vegas para koronavirusit Las Vegas para koronavirusit Las Vegas para koronavirusit
Nevada ka regjistruar deri më tani 50 raste dhe vetëm një të vdekur, por mendohet se vala e koronavirusit nuk ka ardhur ende e plotë, në një vend ku kontaktet sociale janë të shumta.
Historianët kujtojnë se një masë e tillë në Las Vegas nuk kishte ndodhur nga viti 1963, më 25 nëntor, ditën kur u zhvillua funerali i presidentit John Kennedy. Por vendimi i aplikuar për të gjithë shtetin nuk kishte ndodhur kurrë, nga viti 1931 kur u hapën kazinotë e para.
Ekonomikisht për qytetin është një dramë, një në katër persona punon në industrinë e turizmit, që faturon mbi 68 miliardë dollarë në vit. Por tani mbyllja e tyre është vendosur, të paktën deri më 1 maj. (A2 Televizion)