Teuta humbet finalen historike, vetëm nënkampione e Ballkanit

Nga A2 CNN
7 Prill 2019, 21:06 | Sporte të tjera

Teuta nuk arriti të çojë deri në fund ëndrrën për të fituar trofeun e Ballkan League në basketboll, pasi u mund në finale 82-68 nga maqedonasit e Blokotenha.

Në finalen e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë, pavarësisht mbështetjes nga tifozët e mbërritur nga Durrësi, por edhe të kryeqytetit, Teuta nuk arriti të fitonte dhe u mposht me 14 pikë diferencë.

Një ditë më parë, Teuta kishte mundur bullgarët e Beores 80-68, për të arritur në finalen e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos