Nga fëmijëria e deri te kompromiset që Ismail Qemali bëri për të arritur te pavarësia… Çfarë e bëri atë lidershipin e padiskutuar të shqiptarëve. Tiparet e themeluesit të shtetit shqiptar vijnë në veprën e Evarist Beqirit me ngjarjet kryesore që ndikuan në jetën e tij. Libri për politikanin burrështetas, parë nga syri i një juristi, është prezantuar pikërisht këtë nëntor, 110 vjet nga ngritja e Flamurit kuq e zi ne Vlorë. Libri vjen jo vetëm si shenjë nderimi për figurën e Ismail Qemalit, por edhe që politikanët sot të gjejnë motivin për t’i ngjarë atij; për të parë kombin si interesin e tyre të parë. (A2 Televizion)
“Themeluesi”, një libër i ri mbi lidershipin e Ismail Qemalit
