Tirana “me një këmbë” në gjysmëfinale, ndaj Laçit shkëlqen Ngoo

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 19:01 | Futboll
Tirana “me një këmbë” në gjysmëfinale, ndaj

Tirana mori një fitore të pastër, me rezultatin 3-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës ndaj Laçit në “Selman Stërmasi”, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale.

Bardheblutë dominuan totalisht takimin edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, skuadra e Tiranës dhe veçanërisht sulmuesi Ngoo shkëlqyen.

Sulmuesi anglez realizoi dy gola të shpejtë, ndërsa rezultati u vulos nga goli i Hasanit. Me këtë fitore, bardheblutë udhëtojnë të qetë në ndeshjen e kthimit ndaj Laçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos