Tirana përforcohet në sulm me një sulmues 20-vjeçar

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 21:18 | Futboll
Tirana përforcohet në sulm me një sulmues 20-vjeçar

Në pritje të gjetjes së gjuhës së përbashkët për nisjen e sezonit të ri futbollistik, kampionët e Tiranës vijojnë përforcimet.

Së fundmi, bardheblutë kanë bërë pjesë të skuadrës së drejtuar nga Egbo sulmuesin 20-vjeçar Danso, i cili është stërvitur këtë pasdite me ekipin duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit.

Ai ka luajtur në ligat e ulëta të futbollit amerikan, por edhe në Tunizi, ndërkohë që së fundmi është aktivizuar në vendlindje me skuadrën ganeze të WAFA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos