Titaniku “kinez” po bëhet gati, udhëtimi i parë është programuar për në vitin 2022

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 16:57 | Aktualitet

Një anije identike me Titanikun po ndërtohet si atraksion turistik në provincën kineze Sinchuan. Gjithçka do të jetë si në Titanikun e vërtetë, do të ketë holle për bankete, teatro dhe pishina. Anija është 296 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë. Sipas AFP, për ndërtimin e saj u deshën 23 mijë tonë çelik dhe 153,5 milionë dollarë. Udhëtimi i parë është programuar për vitin 2022, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos