Tjetër lajm i keq për Reja-n, Bare rrezikon ndeshjet e shtatorit

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 15:54 | Futboll
Tjetër lajm i keq për Reja-n, Bare rrezikon ndeshjet e shtatorit

Kur kanë mbetur tre javë nga dy ndeshjet e muajit shtator, të vlefshme për Ligën e Kombeve Edi Reja duket se ka humbur një tjetër titullar.

Pas Berat Gjimshitit, Marash Kumbullës, Etrit Berishës dhe Rei Manajt, dhe mesfushori kuqezi Keidi Bare k shfaqur shqetësime.

Ai mbeti i dëmtuar në ndeshjen e Espanyol ndaj Athletic Bilbao dhe gjasat janë të pakta që ai të rikuperohet.

Keidi Bareu aktivizua në minutën 46’, por nuk mundi të qëndroi më shumë se çerek ore në lojë, pas një problemi muskulor që e detyroi të linte fushën e blertë.

Nga mediet spanjolle shkruhet  se 25-vjeçari ka marrë një dëmtim serioz, por ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dhe sa kohë i duhet mesfushorit shqiptar të rikthehet në fushë.

Megjithatë, tekniku Edi Reja po mendon që tani për alternativat që mund të ketë pasi lista e të dëmturave këtë herë pritet të jetë e gjatë. Kuqezinjtë luajnë fillimisht në transferta me Izraelin në 24 shtator dhe tre ditë më vonë rikthehen në shtëpi përballë Islandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos