
Partizani fiton ndeshjen e tretë radhazi dhe kryeson i pamposhtur Superioren. “Demat” kryeqytetas mposhtin 1-0 në transfertë Bylisin, falë golit me talentin Skuka, i cili shënon në minutën 31-të.
Ndërkohë, Egnatia merr fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore, në një fushë tejet të vështirë si ajo e Laçit.
Ekipi i Rrogozhinës ka mundur që të gjejë golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 46’ me Delarge.
Ndërkohë, mungesa e fitoreve i ka kushtuar vendin trajnerit te Teutës, Ranato Arapi, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e ekipit durrsak. (A2 Televizion)