Është një tragjedi e rëndë. Mbi 100 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e mëdha që prekën zonat perëndimore të Gjermanisë. Mbi 1300 persona janë shpallur të zhdukur, duke shtuar frikën e autoriteteve që bilanci mund të përkeqësohet. Shirat në nivele rekord tejmbushën lumenjtë, të cilët dolën nga shtrati i tyre, duke marrë përpara thuajse gjithçka. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar dhe dëmtuar, ashtu si dhe automjetet. (A2 Televizion)
Tragjedi në Gjermani, përmbytjet shkaktojnë mbi 100 viktima, 1300 të zhdukur
