Transferimi 75 milionë euro, Manchester City zyrtarizon Haaland

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 13:57 | Futboll
Transferimi 75 milionë euro, Manchester City zyrtarizon Haaland

Erling Haaland do të luajë te Manchester City duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Borussia Dortmund në rrjetet sociale.

Transferimi i sulmuesit norvegjez nën urdhrat e Guardiola-s është përfolur prej kohësh, por javën e kaluar, skuadra angleze përshpejtoi negociatat në mënyrë vendimtare.

Drejtuesit e Manchester City kontaktuan me homologët gjermanë, duke i vënë në dijeni se janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Kjo ofertë do të kalonte çdo pengesë për sa i takon kalimit të 22-vjeçarit në Premier League.

Me transferimin te sitizëns, Haaland do të përfitojë kontratë të denjë për një prej yjeve të futbollit. Ai do të paguhet 30 milionë euro në vit, për 5 sezonet e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos