
Ibrahim Sulley, Isaac Gyamfi dhe Derrick Sasraku janë tre lojtarët e fundit që bashkohen kampionëve të Tiranës, të cilët janë një ndeshje larg grupeve të Europa League.
Sulley, mesfushor me tipare sulmuese është 19 vjeç (datëlindja 6 korrik 2001) dhe është pjesë e përfaqësueses së kombëtares U20 të Ganës, ndërsa në vendlindje luante me skuadrën Accra Great Olympics, me të cilën ka zhvilluar 9 ndeshje sezonin e fundit. Edhe Gyamfi, i cili luan si mesfushor qendre, ishte pjesë e Accra Great Olympics, me të cilën gjithashtu ka 9 takime.
Në repartin e avancuar skuadrës i është shtuar edhe sulmuesi Derrick Sasraku,, 26 vjeç, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në Ganë dhe dy vite në Tunizi.
Pas nënshkrimit të kontratave të tre lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Egbo duke u stërvitur bashkë me skuadrën. (A2 Televizion)