
Milani ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Sandro Tonali nga Brescia.
20-vjeçari nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.
Drejtuesit e Milanit paguan 35 milionë euro për të riun italian, i cili ka debutuar në Serinë B në moshën 17-vjeçare. Me Brescia, ka luajtur 89 ndeshje duke shënuar 7 gola.
Tonali ka debutuar me kombëtaren e Italisë në 15 tetor 2019 dhe ka luajtur me fanelën e kaltër 3 ndeshje. (A2 Televizion)