Gjendet trupi i pajetë i një personi në Pukë

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 21:53 | Kronikë
Gjendet trupi i pajetë i një personi në Pukë

Një kufomë e dekompozuar e një personi është gjetur ditën e sotme në Qelëz të Pukës, ka bërë të ditur policia.

Sipas uniformave blu, kufoma e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë.

Mësohet se 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos