Lideri i grupit të mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, kërcënoi me tërheqjen e trupave nga qyteti ukrainas Bakhmut, nëse nuk furnizohet me armatime nga ushtria ruse. Në një video të siguruar nga Reuters, Prigozhin – i cili njihet edhe si “kuzhinieri i Putinit” pasi dikur drejtonte kompaninë e kateringut të Kremlinit – njoftoi se trupat e drejtuara prej tij do të largohen më 10 maj. (A2 Televizion)
Tregon mercenarët e vdekur, kreu i Wagner njofton tërheqjen e trupave nga Bakhmut, më 10 maj
