Trukimi në Bylis-Tirana, Duka paralajmëron ndëshkime: Ka dyshime të forta

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 13:36 | Futboll
Trukimi në Bylis-Tirana, Duka paralajmëron ndëshkime: Ka dyshime

Inspektimi në stadiumin e ri të Kukësit ishte mundësia e parë që Armand Duka të shprehej rreth hetimit për trukime, të ndeshjes së Kupës ndërmjet Bylisit dhe Tiranës. Rreth çështjes ku përveç Komisionit të Etikës, janë angazhuar ndërkombëtarët dhe UEFA, kreu i federatës pohoi se edhe ai vetë ka dyshime për parregullsi.

“Nuk më vjen mirë që duhet të flasim për trukime pas asaj që ka ndodhur me futbollin shqiptar nga Covid-19. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim. Unë nuk jam jurist dhe hetues, por si tifoz edhe mua ashtu më duket. Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse është vërtetë e trukuar. Edhe ndërkombëtarët dhe UEFA në bashkëpunim të ngushtë po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion”, tha Duka.

Nëse dyshimet konfirmohen, kreu i federatës paralajmëroi ndëshkime, për këtë njollë të futbollit shqiptar. Megjithatë mbetet për t’u parë sa do të ndikojnë akuzat për trukime te titulli kampion i fituar nga bardheblutë. “Nuk është e lehtë në futboll, por vërtet më vjen shumë keq që në një kohë kur Shqipëria u largua nga lista e ndeshjeve të trukuara, tani të rikthehemi të diskutojmë sërish për këtë çështje. Aq më tepër për një ekip që pritet të shpallet kampion”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos